Website që e paraqet biznesin tënd siç duhetqë të gjejnë në Googleqë hapet shpejt
Nëse ke një biznes në Durrës, website është vendi ku klienti vendos nëse të beson apo jo. Shumë persona e kërkojnë një biznes në Google përpara se ta thërrasin ose ta vizitojnë. Nëse nuk të gjejnë, ose gjejnë një faqe të vjetër e të ngadaltë, shkojnë te konkurrenti.
Unë jam OV_Muse, web designer në Durrës. Krijoj website të pastra, të shpejta dhe të lehta për t’u përdorur, që i shpjegojnë qartë klientit çfarë ofron dhe si mund të të kontaktojë.
Website të pastra, të shpejta dhe të lehta për t’u përdorur.
#1Çfarë përfshin një website nga OV_Muse
Për kë punoj
Punoj me biznese të vogla e të mesme: restorante dhe kafene, hotele dhe apartamente për qiramarrje, salone bukurie, klinika, dyqane, shërbime profesionale dhe projekte personale. Durrësi ka shumë biznese që punojnë mirë në terren, por nuk kanë ende një prani të qartë online. Kjo është mundësia jote për t’u dalluar.
Si punojmë
Sa kushton një website?
Çmimi varet nga numri i faqeve, nga nevoja për funksione si rezervime, dyqan online apo shumë gjuhë, dhe nga sasia e përmbajtjes që duhet shkruar. Pasi të më tregosh çfarë të duhet, të jap një ofertë të qartë, pa çmime të fshehura.
Pyetje të shpeshta
Sa kohë merr krijimi i një website?
Një faqe e thjeshtë zakonisht merr disa javë, varësisht sa shpejt më dërgon tekstet dhe fotot.
A mund ta përditësoj vetë?
Po. Të tregoj si ndryshon tekste, foto dhe çmime pa ndihmën e askujt.
A e bëni edhe për biznese jashtë Durrësit?
Po, punoj me biznese në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, edhe online.
Të flasim për website-in tënd
Na shkruaj në WhatsApp ose kërko një ofertë falas. Të përgjigjem brenda ditës.

